Flash News

E-TJERA

Astrit Patozi e Jozefina Topalli do të garojnë në një listë të përbashkët me 25 prill

Astrit Patozi e Jozefina Topalli do të garojnë në një

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi konfirmon se do të garojë me një listë të përbashkët me partinë e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli.

“Ne kemi profile të ndryshme ndoshta, nuanca të ndryshme që edhe na dallojnë nga njëri-tjetri, por kemi një kauzë të përbashkët që është ndryshimi i politikëbërjes në Shqipëri dhe nga ana tjetër kemi interesa elektorale që na bashkojnë, se në rast se garojmë më vete do e kishin më të lehtë partitë e vjetra për të na spostuar apo copëzuar në zgjedhjet e 25 prillit”, shprehet Patozi në Top Channel.

“Kemi rënë dakord parimisht për një bashkëpunim që i bie listë e përbashkët. Me Jozefina Topallin dhe me këdo tjetër që ju shkon ndërmend që nuk bën pjesë te lista e kundërshtarëve politikë dhe që është i hapur për bashkëpunim”, shton Paztozi.

I pyetur nëse ka zgjedhur të injorojë sulmet që i vijnë nga ish-partia e tij, të cilën tashmë e rreshton mes 3 kundërshtarëve të tij politikë në zgjedhje, Patozi thotë se “Që janë Rilindja e Edi Ramës dhe opozita e kompromentuar e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.  Ata mendojnë se opozita është lloj prone dhe kushdo që futet u rrëmben diçka nga copa e tyre. Opozita është mision. Mund të thonë çfarë të duan për ne, ne ose do i injorojmë, ose do i kthejmë ndonjë shpullë të lehtë”.

Patozi konfirmon se do garojë vetëm në një zonë elektorale duke refuzuar atë pjesë të kodit që nuk e mbështet as Venecia.

  

Të fundit