Flash News

E-TJERA

"Ata idiotët shqiptarë", Hoxha fton në takim liderin e VLEN, pas deklaratës që shkaktoi polemika

"Ata idiotët shqiptarë", Hoxha fton në takim liderin e

Pas deklaratës që nxiti një seri reagimesh, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka ftuar në një takim një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhitin.

Siç raporton Alsat, takimi mes tyre do të zhvillohet në Tiranë në orën 14:00.

Në një bashkëbisedim në një grup WhatsApp-i ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut – Denion Meidani ka dërguar një lajm të gazetës “Nova Makedonija” lidhur me një deklaratë të kryeministrit Rama. Hoxha ka reaguar duke u shprehur: “Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”.

Mesazhi në fjalë u publikua fillimisht nga deputeti i PD, Belind Këlliçi. Më pas, reagime pati edhe nga pala e RMV-së, ku koalicioni shqiptar VLEN bëri thirrje që Hoxha të kërkojë falje për atë gjuhë të papërshtatshme që u cilësua si skandal.

Deri tani vetë Hoxha e ka mohuar mesazhin duke e cilësuar si të fabrikuar. Nga ana e qeverisë nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar.

Të fundit