Flash News

E-TJERA

"Audi" përfshihet nga flakët pranë tunelit të Skerficës në Gjirokastër

"Audi" përfshihet nga flakët pranë tunelit të

Një automjet tip “Audi” ka shpërthyer në flakë pasditen e kësaj të premteje pranë tunelit të Skerficës në Gjirokastër.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt teknik, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuanë flakët, duke evituar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Nga ngjarja janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Të fundit