Flash News

E-TJERA

“Audi” përplaset me motorin, ndërron jetë 29-vjeçari në Divjakë

“Audi” përplaset me motorin, ndërron jetë

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në Divjakë. Një automjet tip “Audi” është përplasur me një motor, duke lënë të pajetë drejtuesin e tij.

Viktima ka mbetur një i ri me iniciale K. Xh., 29 vjeç, sipas policisë. Kjo e fundit bën me dije se "Audi" drejtohej nga 29-vjeçari A. D. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Sot rreth orës 11:00, në fshatin Këmishtaj, shtetasi A. D., 29 vjeç, banues në Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin K. Xh., 29 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Të fundit