Flash News

E-TJERA

Audrey Glover caktohet Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet e 14 majit

Audrey Glover caktohet Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR

Audrey Glover është vendosur të jetë Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Glover pritet të mbërrijë këto ditë në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit të saj do të zhvillojë takime me krerët KQZ si institucioni përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, si dhe drejtues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të partive politike.

Sipas Balkanweb raporton se Audrey Glover do të drejtojë misionin e vëzhgimit të këtij procesi zgjedhor i konsideruar shumë i rëndësishëm për demokracinë shqiptare.

ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit

Zonja Audrey Glover mund të quhet pa hezitim një veterane e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996. Për tu rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 Majit.

Të fundit