Flash News

E-TJERA

Austria heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria; s'duhet as test, as vaksinë, kriteri i vetëm është kjo maskë e veçantë

Austria heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria;

Austria ka hequr të gjitha kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria. Ky vendim vjen pas rekomandimit të Këshillit të BE-së një javë ku e futi Shqipërinë te "lista e gjelbër".

TIA njofton se duke filluar nga dita e nesërme, 24 Qershor, për të udhëtuar drejt Austrisë për shtetasit shqiptar nuk do të ketë kriter testi apo vaksine, por i vetmi kriter i detyrueshme është maska FFP2, si tek fotoja më poshtë.

Vizitat për rastet e aplikueshme do të vazhdojnë si më parë.

Austria heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria;

Njoftimi i TIA-s:

Lajm i mirë /Austria
Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.
1) Asnjë kriter testi
2) Asnjë kriter vaksine
3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë
I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.
Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.
Faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport

Të fundit