All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Autoboti i UKT e përplasi për vdekje, zbulohet identiteti i viktimës

All - Paragraf - 1

Autoboti i UKT e përplasi për vdekje, zbulohet identiteti i

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që u regjistrua, pranë Gjykatës së Tiranës, ku një autobot i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) ka përplasur për vdekje një grua.

All - Paragraf - 3

Viktima është identifikuar si Athina Bushi, e cila humbi jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë.

Sipas raportimeve, autoboti i UKT drejtohej nga shtetasi Arjan Bilani, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta.

“Rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, automjeti (autobot) me drejtues shtetasin A. B, rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit