Flash News

E-TJERA

Autobusi me nxënës aksidentohet në Librazhd, vetëm dëme materiale

Autobusi me nxënës aksidentohet në Librazhd, vetëm dëme

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”, pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit.

Autobus me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë,  është përplasur me një automjet,por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Deri tani raportohen vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura ka qenë një nga shkaqet e ngjarjes.

Të fundit