Flash News

E-TJERA

Automatik, pushkë e 232 fishekë/ Arrestohet 57-vjeçari pas kontrollit në banesën e tij

Automatik, pushkë e 232 fishekë/ Arrestohet 57-vjeçari pas

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet për mbajtjen e armëve dhe municioneve luftarake pa leje. Në pranga është vënë shtetasi V. K., banues në fshatin Markatomaj, Lezhë.

Sipas burimeve zyrtare, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.  

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, thuhet në njoftim.

Të fundit