Flash News

E-TJERA

“Autoritetet të zbatojnë ligjin”, Greqia informon DASH për arrestimin e Fredi Belerit

“Autoritetet të zbatojnë ligjin”, Greqia informon DASH

Lajmi për arrestimin e kandidatit për kryebashkiak të Himarës Fredi Beleri shkon në DASH.

Autoritetet greke kanë ngritur çështjen, raportojnë mediat vendase.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit të SHBA-së kërkoi të sigurohet vlefshmëria e zgjedhjeve, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjet dhe rregullat.

"Ne kemi kërkuar vazhdimisht nga autoritetet dhe partitë politike që të sigurojnë që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe rregullat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. U bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës amerikane po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare për të monitoruar zgjedhjet në të gjithë vendin” thuhet në përgjigjen e DASH.

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës.

Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”.  

Të fundit