Flash News

E-TJERA

Autorizimi për arrestimin e Ballukut, publikohet rendi i ditës: Në seancë do flasë edhe ish-zv/kryeministrja

Autorizimi për arrestimin e Ballukut, publikohet rendi i ditës:

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar agjendën e punimeve për seancën plenare të 12 marsit, ku pritet të diskutohet kërkesa për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes dhe ish-zv/kryeministres, Belinda Balluku.

Sipas rendit të ditës të bërë publik nga Kuvendi, para se të prezantohen raportet e përgatitura nga përfaqësuesit e Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, fjala do t’i jepet edhe vetë Ballukut, e cila pritet të paraqesë qëndrimin e saj përpara parlamentit.

Më pas, përfaqësuesit e opozitës pritet të prezantojnë raportin e hartuar nga anëtarët e tyre në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në vijim, edhe përfaqësuesit e shumicës parlamentare në këtë këshill do të paraqesin raportin dhe qëndrimin e tyre lidhur me kërkesën për autorizimin e arrestimit.

Pas diskutimeve, projektvendimi do të hidhet për votim në seancë plenare. Sipas procedurës parlamentare, miratimi i tij kërkon shumicë të thjeshtë votash nga deputetët e pranishëm në sallë.

Autorizimi për arrestimin e Ballukut, publikohet rendi i ditës:

Seanca e së enjtes pritet të zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, pasi paralelisht opozita ka njoftuar protestë jashtë Parlamentit. 

Të fundit