Flash News

E-TJERA

Avokatët e Ahmetajt kërkojnë shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve

Avokatët e Ahmetajt kërkojnë shtyrjen e mbledhjes së

Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmë për arrestimin e ish-zëvendëskryeminsitrit Arben Ahmetaj.

Avokatët e Ahmetajt kanë kërkuar që mbledhja të shtyhet për nesër, me argumentin se dosja hetimore është mjaft voluminoze për t’u shqyrtuar.

SPAK ka firmosur më 7 korrik kërkesën për arrestim të Ahmetajt, e cila i është dorëzuar Kuvendit. Këshilli i Mandateve pritet të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e SPAK. Më pas ëhstë në dorën e Kuvendit t’i hapë rrugë arrestimit të deputeti.

Ahmetaj akuzohet për tre vepra penale: “korrupsion aktiv”, “mosdeklarim ose fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”.

Të fundit