Flash News

E-TJERA

Avokatët e Beratit kundër Kodit të ri Penal: Sulm ndaj shtetit të së drejtës

Avokatët e Beratit kundër Kodit të ri Penal: Sulm ndaj shtetit

Dhoma e Avokatisë në Berat ka reaguar ashpër kundër miratimit të Draft-Kodit të ri Penal, duke e cilësuar atë si sulm ndaj shtetit të së drejtës.

Në një deklaratë publike, Sekretari i Dhomës, Av. Erion Ismailaj, thekson se drafti cënon drejtpërdrejt punën e avokatëve, kontabilistëve, përkthyesve, ekspertëve dhe profesionistëve të tjerë të pavarur.

Sipas tij, propozimet ligjore kriminalizojnë shpërblimin profesional, rrezikojnë pavarësinë e profesionit dhe hapin rrugën për ndjekje penale ndaj këshillimit ligjor.

Ndër shqetësimet kryesore përmendet edhe mungesa e një konsultimi publik dhe përjashtimi i profesionistëve nga procesi i hartimit të kodit.

“Ky draft nuk është një reformë për drejtësi, por një sulm ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësisë profesionale,” shprehet Ismailaj.

Të fundit