Flash News

E-TJERA

Avokati i Bllakos: Ka përcjellë vetëm dokumentacionin e dalë nga Këshilli i Ministrave, s'është provë se udhëtoi me Zoton

Avokati i Bllakos: Ka përcjellë vetëm dokumentacionin e dalë

Sokol Hazizaj, avokati i ish-deputetin socialist Alqi Bllako e ka quajtur të padrejtë masën e sigurisë “arrest me burg” që u dha sot nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.

Sipas tij, në një prononcim për mediat, Bllako nuk ka lidhje me aferën e inceneratorëve. Ai shton se ish-deputeti në rolin e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin e dalë nga Këshilli i Ministrave.

Tre faktet penale për të cilat ka identifikuar organi procedural i hetimit, që lidhet me shpronësimin e tokës, janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako, dakord? Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Bllako në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga Këshilli i ministrave.”- tha ai.

Ai u pyet edhe nëse ish-deputeti kishte udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.

“Kjo nuk u përmend në kërkimet e organit procedural të hetimit. Nuk është provë bindëse, për sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto për Bllakon. Ne mund të udhëtojmë bashkë në një avion apo autobus, kjo s’do të thotë që kemi lidhje bashkë”, u përgjigj avokati.

Të fundit