Flash News

E-TJERA

Avokatja e muxhahedinëve: U provokuan nga policia, thyen dyert

Avokatja e muxhahedinëve: U provokuan nga policia, thyen dyert

Avokatja Margarita Kola ka folur lidhur me përplasjet që ndodhën disa ditë më parë në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

E ftuar në Euronews Albania, Kola tha se muxhahedinët e kanë quajtur provokim aksionin e policisë, pasi përkonte me përkujtimin e viktimave që u vranë duke bërë rezistencë.

Avokatja ka thënë se policia mund të kishte kërkuar të hapnin derën, por uniformat blu sipas saj, kanë thyer dhe kanë marrë çfarë kanë dëshiruar.

“Aksioni i policisë u bë në ditën kur muxhahedinët përkujtonin ditën e viktimave që u vranë duke bërë rezistencë. Nuk e di nëse ka qenë simbolike. Kjo për ata ka qenë provokuese, forca të shtuara policie, në një zonë ku shumë mirë policia mund të thoshte hap derën. Policia kishte thyer dyer dhe kishte marrë çfarë ka dashur. Prokuroria e Durrësit duhet të filloj hetimet në çdo rast kur humbet jetën një person”, tha ajo.

Të fundit