Flash News

E-TJERA

Avokatja e Popullit e popullit kërkon makina të reja dhe shtim të stafit: Lëvizim me automjete të viteve ’99

Avokatja e Popullit e popullit kërkon makina të reja dhe shtim të

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka qenë e pranishme në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua projekti-buxheti i vitit 2022. Ajo kishte ankesa sa i përket fondeve që alokohen për institucionit që drejton.

Ballanca ka kërkuar shtim të stafit, duke theksuar se kjo do të ndikojë në më shumë ndihmë për qytetarët. Ajo nënvizoi se  që prej vitit 2014, AP nuk ka patur shtesë punonjësish në nivelin teknik.

Sipas saj, shumë çështje janë zgjidhur përmes donatorëve. Avokatja e Popullit ngriti si problem amoritizimin e automjteve që ka ky institucion. Ajo u shpreh se kostua për mirëmbajtjen e tyre është më lartë se blerja e mjeteve të reja.

“Ministria e Financave nuk na akomodon fondin total, dhe kjo ka të bëjë kryesisht me pagat e komisionereve, që kanë 2/3 e pagës së avokates së popullit. Është në kundërshtim me vetë ligjin. Çdo e drejtë që unë kam, ato duhet të kenë 2/3 e tyre. Unë kam shënuar numrin total të stafit të avokatit të popullit, që janë 56 persona, përfshirë stafet mbështetëse.

Hera e fundit që Avokati i Popullit ka pasur një shtesë punonjësish në nivel teknik ka qenë në 2014. Kam bërë kërkesë në mënyrë të vazhdueshme rritjen e stafit, të paktën të kemi të shtuar një punonjës në nivel ndihmës komisioneri. Avokati i Popullit është mbrojtës i mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Shtimi i një njeriu që do të trajtojë mbrojten e të drejtave të njeriut, do të reflektohej dhe në progres raport, do të merrej me çështjen e ndryshimeve klimaterike, dhe mbrojtjen e gjeneratave të ardhshme. Mund të kemi dhe rialokim të zërave të buxhetit.

Kërkesa e fundit është ajo për të përmirësuar punën e inspektimeve, mundësitë teknike nuk janë ato që duhet, lëvizim me automjete të viteve ’99 apo 2002. Shpenzojmë shumë të ardhurave për mirëmbajtjen e tyre, sesa në rast se do të blinim një mjet me parametra më të mira. Jemi munduar që shumë nga çështjet ti zgjidhim me donatorë, duke u munduar që të mos prekim shifrën që na vjen nga buxheti i shtetit”, deklaroi Ballanca.

 

Të fundit