Flash News

E-TJERA

Azem Hajdari "Kryetar Nderi" në 11 dhjetor, e bija: Figura e tij nuk duhej të ishte në betejën e brendshme të PD

Azem Hajdari "Kryetar Nderi" në 11 dhjetor, e bija: Figura e tij

Rudina Hajdari, e bija e Azem Hajdarit ka deklaruar se babai i saj nuk ka nevojë për tituj dhe të përfshihet në betejën e brendshme të PD.

E ftuar në Report tv, Hajdari nuk e ka cilësuar të vlefshëm titullin "Kryetar Nderi" për Azem Hajdarin, dhënë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

"Babi im nuk ka pasur nevojë për tituj, ishte njeri i popullit, mënyra se si trajtohet tani, nuk i vlen figurës së Azem Hajdarit, është e qartë për demokratët, që ishte një figurë shumë e fortë, nuk i shërbejnë figurës së lartë të tij, një mënyrë që nuk duhet të ishte futur në mes, Berisha mund të jetë arsye të veta, por nuk e mendoj të vlefshme, si vajza e tij, në cdo përvjetor apo 8 dhjetor ka pasur ngjarje të tilla ku janë festuar pranë bustit, por nga ana tjetër mendoj që ky është një moment i PD dhe ka plot figura brenda partisë që mund t'i shërbejnë", tha Hajdari.

 

Të fundit