Flash News

E-TJERA

Babai godet me thikë djalin e tij 15-vjeç në Maliq

Babai godet me thikë djalin e tij 15-vjeç në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Vreshtas, ku një baba ka plagosur djalin e tij 15-vjeçar me një mjet prerës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, ku shtetasi Sh. C. ka sulmuar djalin e tij për motive ende të paqarta.

15-vjeçari është transportuar menjëherë në spital dhe po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Sipas burimeve mjekësore, adoleshenti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për procedurat ligjore, ndërsa grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë incident të rëndë.

Të fundit