Flash News

E-TJERA

Babai i autorit dhe gruaja e viktimës kundra policisë: Endrit Mustafan nuk e ka vrarë Ibrahim Lici

Babai i autorit dhe gruaja e viktimës kundra policisë: Endrit Mustafan

Babai i Ibrahim Licit, Mustafa Lici mohon akuzat për djalin e tij, i cili është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet si autori i vrasjes së Endrit Mustafës në zonën e livadheve në Shkodër.

Në një deklaratë për mediat, Mustafa Lici ka thënë se ka takuar familjarët e viktimës, të cilët sipas tij, e dinë kush e ka kryer krimin. Ai e sheh si një skenar, pasi sipas tij, 15-vjeçarin që ka arrestuar policia si bashkëpuntor në krim i kanë thënënga Bajrat që të deklarojë në policis se vrasjen e ka kryer me Ibrahim Licin.

“Bashkëpunetori i krimit që është i mitur është punëtor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrave. Atij i kanë thënë që të thotë se krimin gjoja e kanë kryer me Ibrahim Lici. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat. Është skenar i pergatitur nga policia por eshte nje bllof i radhes që do deshtojë. Me datën 17 ky drejtor policie ka hequr nga kërkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prap. Ky eshte i njëjti krim si tek Ferracaku dhe vellai i të miturit ka folur edhe atehere duke thene se vrasjen e kane bere Ibrahimi Lici por ne jetojme me kamera. Kjo eshte nje flluske. Keto sherbetoret punojne pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punetor te Bajrave. Familja e di shume mire se kush ia ka vrare djalin dhe kush e ka nxjerr jashte me telefonate. Krimi eshte sofistikuar ne atë mënyrë sa jetojmë ne epokën e horave dhe vagabondave ndersa kane mbeshtetjen e policise se ndryshe nuk kishin arritur deri aty.

Ne kemi armë shumë të fuqishme para policise pasi kemi kamera ku jetojme dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni për bazë kete shpifje. Eshte fakqesi qe jetojmë në epokën e krimit dhe te horave por nuk kemi çfare te bejme. Flluskat e sapunit do bien shume shpejt poshte ashtu siç kane rene te tjerat vrasje qe i kane ngarkuar. Rrjedhin këto kriminel dhe eshte e habitshme si jane bashkuar gjithe bashke. Gjyshet dhe katragjyshet keto familje i kanë patur prostituta dhe i bashkon prostitucioni, ky mikrob i bashkon ata ne gjithe fenomenet. Une kam qene tek familja e viktimes per tu pjekur, u perqafova me nënën e tij, dajat, xhaxhallaret dhe ata me thanë se e dime se kush na e beri dhe jane te gatshem te tregojme se çfare marredheniesh kane me familjen tone. Kjo eshte bere vetem nga frika e vdekjes, kane futur nje te mitur duke e paguar per te denuar nje tjeter por kjo nuk ka si te ndodh”, është shprehur Mustafa Lici.

Po ashtu edhe Ingrid Mustafa, gruaja e Endrit Mustafas, viktimë në këtë ngjarje, ka dalë kundra policisë, pasi edhe sipas saj, nuk ka qenë Ibrahim Lici autori i krimit. Për mediat, ajo është shprehur se familja e saj nuk ka pasur kurrë probleme me familjen Lici, teksa më tej tregon edhe bisedën e fundit me burrin e saj, para se të largohej nga shtëpia për të mos u kthyer më kurrë.

“Nuk kemi patur kurre asnje problem me familjen Lici. Burri im ka qene shok me djemte e tij. Une e kam thene edhe ne polici se Ibrahim Lici nuk ka lidhje me vrasjen dhe habitem si e kane nxjerre sepse nuk ka asnje lidhje dhe jemi 100% te sigurte se nuk ka ndodhur nga Ibrahimi. I kemi komshi dhe nuk kemi patur kurre asnje problem me ata. Ate nate ne 10 te darkes Endri kerkoi te dilte nga banesa dhe me tha me jep nje xhakovento dhe me tha po shkoj deri ne livade dhe po vij per 10 minuta, nuk po vonoj tha. Une i thashe te lutem mos del se eshte nate por me tha nuk vonoj dhe vij menjehere. Doli me kete djalin komshi 15 vjeçarin, ai po e kerkonte qe nga mesdita. I kishte bere disa muhabete 15 vjeçari por nga qe ishte ne ate moshe nuk ia kemi vene veshin dhe i thash mos u merr me te sepse e njihnim çfare femije eshte dhe se me ke merrej ai. Burri e anashkaloi ate dhe iku ne 10 te darkes dhe nuk u kthye me.

Nuk me ka thene se as se per çfare po shkonte dhe as se çfare do bente. Nuk e di arsyen e vrasjes sepse Endri nuk ka patur asnje konflikt me askend dhe nuk i ka bere askujt keq. As nuk ka patur kercenime dhe as nuk ka kerxenuar kend. Ai 15 vjeçi erdhi per qejf dhe kaq sepse Endri nuk ka dale jashte sepse nuk kishye besim tek askush. 15 vjeci i ka thene burrit qe nuk po te shkruaj mesazhe por dije qe kur te dergoj nje fotografi te nje kali dil jashte. Nje djale 15 vjeç te shprehet ashtu se di, dikush eshte pas tij sepse nuk kemi patur konflikt as me te. Qe kjo ka lidhje me Lict nuk eshte e vertete dhe une e kam deklaruar edhe ne polici sepse kemi shkuar shume mire.

Endri nuk ka dale me arme, nuk ka patur arme por vetem jelekun qe i kam dhene une sepse e kam percjelle une deri tek dera e shtepise dhe me tha se po vij per 10 minuta. Nga policia kerkojme qe ta gjejne se kush e ka vrare sepse autoret nuk kane patur asnje arsye qe ta bejne nje gje te tille. Thuhet qe edhe e kane dhunuar dhe kane thene qe ka demtime ne gjunj. Endri ka dale per dike qe i ka besuar shume sepse nuk ka dale kaq thjeshte jashte sepse nuk i ka besuar kujt. Ne dere te shtepise po te vinte kush nuk e ka futur brenda pa e ditur se kush eshte. 15 vjeçi vinte tek ne nje here ne 6 muaj per kuaj sepse burri im ka mbajtur kuaj dhe ai vinte per t’ja kerkuar ndonje kale. Ai ka patur qe ne tetor te 2020 qe nuk kishte ardhur. Erdhi per festen e Bajramit per qejf sepse ai nuk kishte asnje te perbashket me burrin tim sepse ai 15 vjeç dhe burri 32. Endri ka qene ne kerkim nga policia dhe erdhi per festen e Bajramit ne shtepi sepse kishte kohe qe nuk i kishte pare femijet. Nuk qendronte ne shtepi por vinte nganjëherë”, ka thënë bashkëshortja e të ndjerit.

Të fundit