Flash News

E-TJERA

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e të birit

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës para Ministrisë së

Në protestën e zhvilluar sot para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martin Canit, ka qenë i pranishëm edhe babai i 14-vjeçarit, Angel Cani.

I rrethuar nga familjarët dhe protestuesit, ai është parë teksa merr mbështetje nga të afërmit, ndërsa një prej tyre i mban dorën gjatë gjithë kohës.

I ati i të ndjerit, i tronditur nga ngjarja, ka zgjedhur të mos japë asnjë deklaratë për mediat, ndërsa protesta vazhdon të kërkojë drejtësi për vrasjen tragjike të djalit të tij.

Protestuesit shprehën solidaritet dhe mbështetje për familjen Cani, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet për ngjarjen e rëndë dhe masa për të parandaluar tragjedi të ngjashme.

Të fundit