Flash News

E-TJERA

‘Babalja’, shtyhet seanca për Ervin Salianjin

‘Babalja’, shtyhet seanca për Ervin Salianjin

Gjykata e Apelit ka vendosur ta shtyje seancën ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjit për në datë 8 maj 2024 ora 10:00.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, Ledio Braho, avokati i Ervin Salianjit ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të arsyeve shëndetësore.

Avokati Braho ka bashkëlidhur edhe raportin shëndetësor. Gjithashtu në këtë seancë mungonte edhe deputeti Ervin Salianji.

Prokurori i çështjes, u shpreh se seanca nuk mund të vazhdoje. Mungesa e avokatit është e justifikuar për shkaqe të arsyeshme që lidhen me probleme shëndetësore.

Të fundit