Flash News

E-TJERA

Babë e bir bëjnë për spital 53-vjeçarin në Tiranë

Babë e bir bëjnë për spital 53-vjeçarin në

Policia ka arrestuar një 52-vjeçar pasi së bashku me të birin 23-vjeç kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin F. M., 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu policia bën me dije se po punohet për arrestimin e 23-vjeçarit

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin L. K., 52 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 23 vjeç (babë e bir), të dy banues në Bathore, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin F. M., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Të fundit