Flash News

E-TJERA

“Babë e bir” në protestë: Përpara se të jemi VIP-a jemi qytetarë

“Babë e bir” në protestë: Përpara se të

Pjesë protestës kombëtare kundër rritjes së çmimeve sot kanë qenë edhe dy aktorët e njohur të humorit Florian Binaj dhe Irgen Çela, të njohur nga rolet e tyre si ‘babë e bir’.

Ata u kanë bërë thirrje të gjithë artistëve të dalin të protestojnë pasi para se të ndihen VIP-a janë qytetarë.

Është hera e parë që nuk kuptohet ku fillon sheshi Skëndërbej dhe ku mbaron sheshin Nënë Tereza. Ne jemi sot këtu jo vetëm për fëmijët tanë. I faleminderit atyre prindërve që i kanë marrë fëmijët sot. Faleminderit çdo qytetari që ka ardhur nga çdo skaj i Shqipërisë.

Jam kritikuar shumë se kam dalë të protestoj. Do doja shumë që ashtu si u bashkua Marin Mema të na bashkohen shumë figura publike. Unë sot nuk jam vetëm. Një tjetër artist i është bashkuar kësaj proteste. Dhe do i liroj pak vendin se kam ardhur me babin”, tha Binaj.

Irgen Çela: “Jam pjesë e kësaj proteste se kjo është e popullit dhe jo e partive politike. Ashtu siç tha kolegu im, unë i ftoj personazhet publik, se përpara se të jemi VIP-a jemi qytetarë.

Jam për të gjithë ata pensionistë, që kanë frikë të ndezin kaloriferin se u vjen fatura e lartë e energjisë. Ata që kanë frikë të blejnë ushqime në supermarket. Gjyshërit tanë që kanë punuar gjithë jetën dhe nuk kanë marrë asgjë. Jam shumë krenar që jam këtu me juve”.

Të fundit