Flash News

Ditari i Opozitës

Baçi flet për zgjedhjet e 14 majit: Si do të regjistrohet PD

Baçi flet për zgjedhjet e 14 majit: Si do të regjistrohet PD

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, tregoi skenarët e regjistrimit në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi tha se një rrugë mund të jetë ajo që u provua në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Baçi nënvizoi se do të vijojë insistimi për të regjistruar PD në regjistrin e partive sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

“Hap pas hapi, do marrë zgjidhje. Kishim shembullin e 6 marsit, 6 bashki në zgjedhje të parakohshme. U gjet zgjidhja, përveçse e vullnetit politik, kishte dhe zgjidhje juridike. Kjo dhe shumë zgjidhje të tjera janë duke u diskutuar deri në datën ligjore, për t’i dhënë një zgjidhje sa më të drejtë dhe sa më të mirë në favor të demokratëve.

Ne do insistojmë fuqishëm, që vendimi i gjykatës në Shkallën e Parë të regjistrohet në regjistrin e partive dhe Partia Demokratike të vazhdojë aktivitetin e vet e papenguar”, theksoi ai.

Të fundit