Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Politiko
“Ne kemi problemin se si të arrijmë që njerëzit të jetojnë jo si skllevër por si qytetarë të lirë, ne kemi problemin se si të ndalim vdekjet e minatorëve, ne kemi problemin se si do t’i vijmë në ndihmë familjeve të minatorëve që janë ndarë nga jeta …ne kemi problemin se si do të rriten fëmijët jetimë të minatorëve dhe se si të mos ketë më fëmijë jetimë në familjet e minatorëve…Kam ardhur t’iu them se do ti kem sytë veshët vëmendjen të pashkëputur nga ju për katër vjet rresht për të bërë bashkë me ju gjithçka është e mundur që historia të mos përsëritet….”.
Kështu deklaronte Edi Rama në maj të vitit 2013, në prag të zgjedhjeve parlamentare të atij viti, kur po kërkonte votën e bulqizakëve për të ardhur në pushtet. Rama dhe Rilindja i fituan zgjedhjet e 23 qershorit dhe erdhën në pushtet por as sytë as veshët e as vëmendjen nuk e kthyen kurrë nga Bulqiza. Kaloi mandati i parë, kaloi dhe i dyti, Rama ka hyrë në mandatin e tretë dhe nuk ka shkuar më në Bulqizë të shohë se si është përsëritur historia e vdekjeve në minierat e Bulqizës. Ai nuk e di e ndoshta as që do t’ia dijë se si po rriten fëmijët jetimë të rreth 50 minatorëve që kanë humbur jetën në galeri këto 9 vite.
Viktima e fundit e nëntokës së Bulqizës është 52 vjeçari Kujtim Lili. Minatori humbi jetën dy ditë më parë më 10 tetor 2022 në një aksident në minierën e Bulqizës. Ishte zjarrmëtar dhe po punonte në një galeri në zonën e parë kur si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse gjatë kohës së vendosjes së minave në front, mori plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen.

Kujtimi la pas dy fëmijë dhe bashkëshorten që do të përpiqen të mbijetojnë në varfëri ekstreme ashtu siç mbijeton thuajse e gjithë popullsia e Bulqizës. Vetëm gjatë këtij viti, kanë humbur jetën katër minatorë për shkak të mungesës së sigurisë në punë dhe kushteve skllavëruese në të cilat ata punojnë për ti mbijetuar varfërisë. Dy minatorë mbetën pa jetë në galeri në mars të këtij viti, një tjetër mbeti pa jetë në galeri në Bulqizë në korrik. Gjatë vitit 2021 Inspektorati i Punës raporton se në miniera e karriera u aksidentuan 28 persona, 6 prej të cilëve humbën jetën.
Gjatë viti 2020 u aksidentuan 27 persona, 5 prej tyre humbën jetën në galeri. Rasti më tragjik i viti 2020 ishte aksidenti me tre të vdekur në minierën e Bulqizës tetorin e vitit 2020. Minatori 33-vjeçar Ruzhdi Rushiti u gjet i vdekur në galeri bashkë me Fatos Çeskun 55 vjeç minatori si dhe inxhinieri Ismail Hoxha 64 vjeç. Kishin humbur jetën për shkak të asfiksie në galerinë ku po nxirrnin krom.

Ruzhdiu u largua nga jeta dhe la jetim tre fëmijë të mitur. I la jetim dhe në mjerim…Më 24 qershor të këtij viti Astrit Xhafa, minatori i moshës 55-vjeçare, humbi jetën në thellësi të galerive në Bulqizë.
Më herët në Prill 2019 mbeti i vdekur në galeri minatori Fadil Stojku 50-vjeç…Më herët akoma në shkurt 2019 minatori 58-vjeçar Allaman Allushi, u gjet I vdekur në minierë..

Viti 2018 ishte gjithashtu fatal për jetët e minatorëve sepse në mars humbi jetën në galeri minatori Enver Koçi, 67 vjeç, në prill mbeti pa jetë gjithashtu Angjelosh Shahini 52 vjeçar. Në maj mbeti pa jetë minatori 62-vjeçar Mehdi Hidri.
Në vitin 2017, humbën jetën në minierë në Jonuz Nelaj, 50 vjeç, Eri Keta, 33 vjeç, Eduart Dama, 27 vjeç. Më herët në vitin 2015 humbi jetën minatori Tasim Doda, 65 vjeç, e vazhdon me të tjerë si Kujtim Lici, 42 vjeç, Shkëlqim Pisli, 40 vjeç, Xhemal Sela 50 vjeç dhe Denald Baçi 35 vjeç, dhe për fat të keq lista vazhdon me viktima.

Është e rëndë të analizosh bilance tragjike të tilla si këto të vdekjeve në galeritë e Bulqizës por shifrat e fataliteteve në këtë qytet do të duhej të kishin tronditur të gjithë shoqërinë shqiptare. Ndërsa minatorët e Bulqizës vazhdojnë të punojnë në kushte skllavërie. Vazhdojnë kështu sepse miniera është i vetmi burim të ardhurash.
Nuk është vetëm trishtim por mjerim. Është klithmë që na vjen prej nëntokës së Bulqizës ku humbasin jetën djem nënash, bashkëshortë e baballarë që lënë fëmijë jetimë çdo vit. Shoqëria hesht se hesht edhe Bulqiza. Hesht Bulqiza se qeveria nuk e mbron se qeveritë njëra pas tjetrës nuk e mbrojtën. Askush nuk guxon të protestojë kundër “bajraktarëve” siç i quante dikur Edi Rama kur ishte në opozitë.
“Një skllavëri që mbulon me turp bajraktarët lokalë të Bulqizës. Ata që e mbajtën peng për vite me radhë këtë qytet ku pasuria e madhe e kombit grabitet për ditë dhe ku njerëzit e zakonshëm të këtij vendi varfërohen për ditë. Skllavëri që mbulon me trup bajraktarët e Tiranës ata që nga kjo pasuri kombëtare përfitojnë pjesën e tyre përmes lidhjeve me grupe kriminale dhe mafioze që I kanë hyrë kësaj pasuri duke i bërë këtij vendi atë që asnjë pushtues nuk do t’ia bënte dot kurrë”, deklaronte Rama në maj të vitit 2013 në takim me elektoratin e Bulqizës.
Sot pas më shumë se dy mandatesh është koha që Edi Rama të përballet me deklaratën e tij kur fliste për turpin mbi Bulqizën. Është koha të na sqarojë nëse e kishte gabim kur deklaronte se Bulqiza është një vend që mbulon me turp bajraktarët e Tiranës..të lidhur me grupet kriminale në Bulqizë.. ose të pranojë që sot e gjithë ditën ai është “bajraktar” si paraardhësi i tij që siç thoshte vetë Rama: nga kjo pasuri kombëtare “bajraktarët” e Tiranës përfitojnë pjesën e tyre përmes lidhjeve me grupe kriminale dhe mafioze që i kanë hyrë kësaj pasurie duke i bërë këtij vendi atë që asnjë pushtues nuk do t’ia bënte dot kurrë”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38