Flash News

E-TJERA

Bajreni përmbys Dortmundin, shënojnë Haland dhe Leva

Bajreni përmbys Dortmundin, shënojnë Haland dhe Leva
Foto Ilustruese

Klasike e çmendur në futbollin gjerman. Kampionët e Bajernit triumfuan me përmbysje 4-2 ndaj Borusias së Dortmundit, duke marshuar në krye.

Pavarësisht startit surprizues ku Haland realizoi 2 herë në minutat 2 dhe 9, bavarezët nuk u dorëzuan, teksa gjetën forcat për të përmbysur shifrat, ku heroi i takimit ishte padyshim Robert Levandovski që shënoi tripletë.

Serinë e golave polaku e hapi në minutën e 26-të, duke ngushtuar përkohësisht shifrat në 1-2, teksa në fundin e pjesës së parë vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.

Fragmenti i dytë i lojës foli i gjithi për kampionët e Bundesligës, që shënuan edhe 2 herë të tjera. Fillimisht Gorecka në të 88-tën, teksa Levandovski vulosi shifrat në 90-tën. Bavarezët kryesojnë kampionatin me 55 pikë në 24 ndeshje, 2 më shumë se Lajpcigu i vendit të dytë./Panorma Sport

Të fundit