Flash News

E-TJERA

Ballkanasit kontrollojnë trafikun e drogës në Ekuador, më shumë shqiptarë dhe malazezë

Ballkanasit kontrollojnë trafikun e drogës në Ekuador, më
Foto Ilustruese

Një raport i fundit i policisë së Ekuadorit ka vlerësuar se që nga viti 2014 e deri tani, janë arrestuar 24 trafikantë droge ballkanas, kryesisht shtetas shqiptarë dhe malazezë.

Sipas raportit, në nëntor të vitit 2020 disa persona të armatosur qëlluan për vdekje shtetasin shqiptar Adriatik Tresa, teksa ishte duke qëndruar në shtëpinë e tij, në një qytezë të Ekuadorit.

Ndër të tjera, shton raporti, një rritje e ndjeshme e numrit të trafikantëve shqiptarë, malazezë, rusë e spanjollë është vënë re në vitet e fundit. Të gjitha trafikantët së bashku shërbejnë si një linjë e vetme për të siguruar mbrojtjen e tyre, magazinimin dhe transportin e drogës.

Bazuar në raport, për periudhën e viteve 2017-2021, janë vënë në pranga nga policia e Ekuadorit 721 shtetas shqiptarë dhe 192 shtetas malazezë. Në vitin 20021 është sekuestruar 210 ton drogë, nga të cilat 173 ton ishin kokainë.

Tregjet kryesore drejt të cilave shkojnë kontejnerët me tonelata kokainë të fshehura në ngarkesat me banane janë Holanda, Belgjika, Shqipëria, Greqia dhe Spanja.

Të fundit