Flash News

E-TJERA

“Ballkani i Hapur” alternativë e Procesit të Berlinit? Deputeti gjerman: Është element pozitiv

“Ballkani i Hapur” alternativë e Procesit të Berlinit?

Deputeti gjerman i CDU-së, Knut Abraham, nuk e sheh nismën e Shqipërisë, Serbia dhe RMV-së, si alternativë të Procesit të Berlinit.

Në një intervistë për DW, Abraham shprehet se “Ballkani i Hapur” mund të jetë një element pozitiv, por i mëshon forcimin dhe rigjallërimit të Procesit të Berlinit.

Teksa flet për vizitën dy ditore të kancelarit gjerman Olaf Scholz në Ballkanin Perëndimor, Abraham tha se shumë pak vendime të Prcoesit të Berlinit janë zbatuar, pavarësisht zotimit të kancelarit gjerman për ta forcuar nismën e ish-kancelares Angela Merkel.

“Në prag të udhëtimit të tij, Scholz tha se do të ringjallte Procesin e Berlinit të iniciuar nga ish-kancelarja Angela Merkel. Ai takohet në Selanik me përfaqësues të të gjitha vendeve të rajonit. Megjithatë, shumë pak vendime të Procesit të Berlinit janë zbatuar. A do të ishte nisma e Ballkanit të Hapur një alternativë më efektive?

Besoj se Procesi i Berlinit që lidhet me emrin e zonjës Merkel sigurisht që ka sjellë përparim në rajon. Bashkëpunimi me Komisionin Evropian është gjithashtu një trashëgimi e rëndësishme nga koha e zonjës Merkel në detyrë. Çdo gjë që forcon tregtinë ndërrajonale dhe ekonominë ndërrajonale për të mirën e të gjithë partnerëve është e mirë. Pra, edhe nisma e Ballkanit të Hapur është një element pozitiv”, thotë Abraham.

Deputeti gjerman kërkon që Scholz të sjellë besueshmëri në procesin e anëtarësimit. Duke marrë shembullin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të cilat presin çeljen e negociatave, Abraham tha se Scholz duhet të ndikojë te Bullgaria në heqjen e vetos.

“Ne duhet të sjellim besueshmëri në procesin e anëtarësimit. Në thelb, që nga fillimi i viteve 1990, vendet janë në pritje të një afrimi me Evropën. Nëse nuk ndodh asgjë, zhgënjimi është i madh, prandaj edhe është me rëndësi që të rifitojmë motivimin. Për shembull, duke filluar negociatat e anëtarësimit dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Pra, të ushtrojmë ndikim masiv tek miqtë në Sofje, në mënyrë që çështjet dypalëshe, siç janë problemet maqedono-bullgare, të mos pengojnë të gjithë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor”, shton deputeti i CDU-së.

Sa i përket këmbënguljes së Kosovës për të mos ju bashkuar “Ballkanit të Hapur”, Abraham tha sedo të ishte një perspektivë e mirë për Prishtinën.

“Ky është një kompromis. Përvoja e Kosovës me fqinjin e saj është mbrujtur nga mosbesimi. Kjo nuk mund të anashkalohet. Por unë besoj se çdo gjë që ndihmon në zgjerimin e ekonomisë kosovare është e mirë. Dhe në këtë kuptim, unë besoj se Ballkani i Hapur mund të jetë një perspektivë”, vijoi deputeti gjerman.

Të fundit