Flash News

E-TJERA

“Ballkani i Hapur”, Çani: Rama ëndërron të bëhet president i gjithë shqiptarëve në Rajon

“Ballkani i Hapur”, Çani: Rama ëndërron të

Gazetari Arian Çani ka komentuar nismën “Ballkani i Hapur” dhe qëllimin e kryeministrit e Edi Rama.

Gazetari tha se Rama e ka ëndërr që të bëhet president i gjithë shqiptarëve në Rajon, ndërsa shtoi se Shqipëria është një kostum që i rri ngushtë atij.

Çani deklaroi në "Të Paekspozuarit" se sa më shume të mos ketë raporte Kosovë-Serbi, aq më në pah del Rama.

“Sa më shumë që nuk ka raporte Serbia me Kosovën, as me shumë del në pah Rama. Qëllimi i tij është që sa të jetë gjallë, qëllimi final i tij, është që një ditë të jetë president i gjithë shqiptarëve të gjithë rajonit, dhe mua nuk më duket një gjë e paarritshme, e kam këtë nga rrethi i tij që e di. Sepse Shqipëria është kostum i vogël, që i ri ngushtë Ramës”, tha Çani.

 

Të fundit