Flash News

E-TJERA

“Ballkani i Hapur”, Bashkurti: Nismë jo e qëndrueshme, i mungon mbështetja rajonale dhe konsensusi

“Ballkani i Hapur”, Bashkurti: Nismë jo e qëndrueshme, i

Për diplomatin Lisen Bashkurti, nisma “Ballkani i Hapur”, është një nismë që i mungon konsensusi dhe mbështetja rajonale, pasi sikurse dihet tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, e kanë refuzuar.

“Problemi kryesor është mungesë e konsensusit të brendshëm qeveritar, nuk gëzon mbështetje rajonale, vetëm trojka e Ballkanit është përfshirë në të. Në nivel europian ka patur zëra kontroversë. Është cilësuar nismë jo e qëndrueshme, ndërsa në nivelet më të larta, nisma e Ballkanit të hapur është relativisht e mbështetur, se SHBA insiston që të jenë të 6 vendet e Ballkanit”, tha Bashkurti.

I ftuar në studion e “Ditari” në A2 CNN, Bashkurti u shpreh se nisma nuk ka gjetur mbështetje rajonale dhe si e tillë nuk e ka siguruar me bindje të plotë qëllimin, objektivat dhe projektet duke vënë kështu në dyshim jetëgjatësinë e saj.

“Nisma nuk mund të jetë ballkanike, për sa kohë gjysma e vendeve nuk i janë bashkuar, Serbia është e kënaqur se ajo është nismëtarja, ndërsa Shqipëria dhe RMV kanë patur një mbështetje okulte të liderëve sesa mbështetje gjithëpërfshirëse. Fakti që edhe në Mal të Zi e Kosovë e kundërshtojnë nismën do të thotë që nuk ka siguruar një bindje të plotë për qëllimin, objektivat dhe projektet dhe kjo e vë në dyshim jetëgjatësinë e nismës. Ne kemi patur në traditë konsensus në politikën e jashtme si psh integrimin, nismat rajonale. Fakti që kjo nismë nuk ka mbështetje të gjerë do të thotë që nuk ka ngjallur besueshmëri dhe nuk ka dizenjuar qëllim e objektiva dhe projekte të drejta për gjithë vendet e Ballkanit. Iniciatorët të bisedojnë gjerësisht dhe me partnerët e SHBA sepse nisma ka paqartësi”, tha Bashkurti.

Kujtojmë se dje përfundoi Samiti dyditor i “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri Edi Rama, presidenti serb Alkeksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev, nënshkruan 5 marrëveshje që do të hyjnë në fuqi menjëherë në fillim të vitit.

Të fundit