Flash News

E-TJERA

"Ballkani i Hapur", diplomati amerikan kundër Kurtit: Gaboi rëndë që s'mori pjesë, mbështes vizionin e Ramës

"Ballkani i Hapur", diplomati amerikan kundër Kurtit: Gaboi

Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, diplomati Richard Grenell ka komentuar nismën "Ballkani i Hapur" dhe qëndrimin e distancuar të Kosovës, përballë kësaj iniciative.

Ai tha për "News 24", se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po gabon që nuk përfshihet në këtë nismë, duke shtuar se ajo mund t'i shërbejë për mundësi punësimi, por dhe për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Ballkan. Kurti e cilësoi këtë nismë si afatshkurtër dhe pa vizion, si dhe nuk ishte pjesë takimit në Shkup.

“Unë mendoj se ai duhet të jetë pjesë e një bashkëbisedimi më të gjerë Ballkanik, dhe ai nuk po e bën këtë. Është gabim i madh. Unë mendoj se Kosova njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë vende pune, por pa qenë pjesë e këtij diskutimi, ata nuk do të kenë mundësi të jenë pjesë e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në Ballkan dhe as të diskutimeve”, tha Grenell.

Ky i fundit ka vlerësuar kryeministrin Edi Ramën, sa i përket kësaj nisme. Grenell tha se Rama ka treguar lidership dhe vizion në këtë iniciativë.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi këtë lidership, Rama e shikon qartësisht, se zhvillimi ekonomik, dhe refuzimin e asaj politike, shiko të rinjtë presin që të kenë vende punë, ata duan të shikojnë që industri të reja po vijnë në vendin e tyre, dhe unë mendoj se vizioni që ka kryeministri Edi Rama, është një vizion shumë i mirë për njerëzit, kjo do të thotë një jetë më e mirë për shumë shqiptarë, dhe sigurisht në mbarë Ballkanin”, tha Grenell.

Të fundit