Flash News

E-TJERA

“Ballkani i Hapur” mban takim në Maj

“Ballkani i Hapur” mban takim në Maj

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut pritet të mbajnë një takim në mes të muajit maj, në një kohë kur Evropa dhe e gjithë bota ndodhet nën presionin e luftës ruse në Ukrainë.

Lajmi bëhet i duar nga Klan Macedonia, e cila raporton se njoftimi është dhënë nga burime të sigurta diplomatike. Takimi u shty për shkak të nisjes së ofensivës pushtuese nga presidenti Vladimir Putin në Ukrainë dhe zgjedhjeve që u mbajtën së fundmi në Serbi.

Nisma “Open Balkan” ose ndryshe “Ballkani i Hapur”, u themelua në vitin 2019 me iniciativën e tre nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ndërsa tre të tjerat Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina e kanë kundërshtuar dhe nuk kanë pranuar t’i bashkohen.

Kosova është shprehur se me praninë e Serbisë në atë nismë, nuk mund t’iu bashkohet fqinjëve.

Nga momenti i themelimit e deri tani të treja vendeve anëtarë kanë mbajtur disa takime dhe janë nënshkruar 5 marrëveshje që nga takimi i funti i mbajtur në Tiranë.

Të fundit