Flash News

E-TJERA

Banda shqiptare ‘terrorizon’ Britaninë, 1 milion paund plaçkitje

Banda shqiptare ‘terrorizon’ Britaninë, 1 milion paund

Një grup kriminal me origjinë shqiptare është dënuar në Britaninë e Madhe, pasi u përfshi në një seri grabitjesh ku janë vjedhur sende me vlerë mbi 1 milion paund.

Siç raporton Sky News, Endrit Nikolli, 27 vjeç, Kristian Gropcaj, 30 vjeç, George Pepa, 31 vjeç, Krisjian Dedndreaj, 28 vjeç dhe Sidorjan Lleshi, 26 vjeç, kishin pranuar më herët fajësinë për akuzat ndaj tyre.

Në Gjykatën e Kurorës në Chester, Kristian Gropcaj u dënua me 10 vite burg, ndërsa George Pepa dhe Krisjian Dedndreaj morën nga 9 vite burg. Sidorjan Lleshi u dënua me 10 vite e 9 muaj burg.

Ndërkohë, Endrit Nikolli pritet të marrë dënimin në një seancë të mëvonshme.

Sipas autoriteteve britanike, Nikolli dhe Lleshi kanë pranuar gjithashtu fajësinë për dy raste të tjera grabitjeje në Staffordshire, të ndodhura në dhjetor 2023 dhe mars 2024.

Në rast është përfshirë edhe një shtetase britanike, Jade Tubb, 33 vjeçe, e cila u dënua me 12 muaj burg të pezulluar për 2 vite, pasi pranoi akuzën për bashkëpunim në posedim të pasurisë kriminale.

Policia e Derbyshire bëri me dije se grupi dyshohet të jetë i lidhur me të paktën 44 grabitje të ndodhura në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë Derbyshire, Cheshire, Cleveland, Leicestershire, Nottinghamshire, Staffordshire, Warwickshire dhe West Mercia.

Të fundit