Flash News

E-TJERA

Banesa iu përfshi nga flakët, e moshuara digjet brenda shtëpisë

Banesa iu përfshi nga flakët, e moshuara digjet brenda

Një e moshuar është djegur në banesën e saj në Elbasan.

Shtëpia ku jetonte e moshuara, në fshatin Shtëmajë në Njësinë Administrative Bradashesh, është përfshirë nga flakët për shkak një shkëndije elektrike.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë me shpejtësi, por pa mundur dot te evitonte tragjedinë.

Viktima me iniciale H.Ç, rreth 75-vjeçe, mësohet se ishte e paralizuar dhe jetonte e vetme, ndësa fëmijët i kishte në emigracion.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në fshatin Shtërmaj, dyshohet se për shkak një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banësen e shtetases H. Ç., rreth 75 vjeçe, e cila jetonte vetëm

Për pasojë, shtetasja H. Ç. ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit.

Të fundit