Flash News

E-TJERA

Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë i moshuari

Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë i moshuari
Foto ilustruese

Si pasojë e një zjarri të rënë në banesë ka ndërruar jetë një 90 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Krane, Finiq.

I moshuari ka humbur jetën, pasi është asfiksuar nga tymi. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

90 vjeçari jetonte i vetëm në banesë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Të fundit