Flash News

E-TJERA

Banorët e “5 majit” dalin sërish në protestë, bllokojnë qarkullimin e mjeteve, paralajmërojnë grevë urie

Banorët e “5 majit” dalin sërish në protestë,
Foto Ilustruese

Pas shembjes së banesave, banorët e “5 majit” kanë dalë sërish në protestë. Ata kërkojnë shpronësimin e banesave të shembura me çmimin e tregut.

Banorët kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin e mjeteve në kryqëzimin e “5 majit” duke krijuar tensione mes tyre dhe efektivëve të policisë të cilët kanë tentuar t’i largojnë me forcë.

Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave deri në grevë urie, në rast se qeveria nuk i merr në konsideratë kërkesat e tyre.

"Deri në grevë urie, deri në pikë të fundit. Gjithçka do të bëjmë për të mbrojtur pronën. Do të përshkallëzojmë protestat. Unë i humbur se i humbur jam”, tha njëri nga banorët.

Shembja e banesave është shoqëruar me përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë. Banorët kanë bërë rezistencë duke u ngujuar në shtëpitë e tyre me qëllim që fadromat të mos i shembnin.

Të fundit