Flash News

E-TJERA

Banorët e “5 Majit” dhe Laprakës protestë para Parlamentit: Kryeministër ku je? Bëj transparent projektin

Banorët e “5 Majit” dhe Laprakës protestë para

Sikurse kishin paralajmëruar, banorët e zonës së “5 Majit” kanë dalë në protestë para parlamentit. Protestës së tyre i janë bashkuar dhe banorët e zonës së Laprakës.

Shtëpitë e këtyre të fundit preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, ndërsa banesat e qytetarëve të “5 Majit” janë shembur në kuadër të procesit të rindërtimit.

Ata kanë tentuar të bllokojnë rrugën kryesore para parlamentit, por janë larguar nga policia. Banorët kërkojnë të bëhet transparencë dhe të dijnë se ku do të qëndrojnë pas prishjes së banesave.

Ata i kanë kërkuar policisë që t’i lërë të protestojnë, ndërsa në duar mbanin pankrata, ku shkruhej: “Po na nxirrni jashtë me VKM”, “Kryeministër ku je? Bëj transparencën e projektit”.

Banorët kanë debatuar me efektivët e policisë, të cilët nuk i lëjuan të bllokonin rrugën dhe t’i afroheshin godinës së Kuvendit.

“Na lejoni të protestojmë! Mos prek me dore, mos prekni me me dore. Të bëhet transparencë se ku do jetojmë, në cilat kate e pallate që do ndërtohen dhe që e gjitha të bëhet transparente e zyrtare”, kanë deklaruar banorët që preken nga prishjet e ndërtesave në këto dy zona.

Të fundit