Flash News

E-TJERA

Banorët e ‘5 majit’ sërish në protestë, iu bashkohen edhe ata të Astirit, bllokojnë ish-sheshin ‘Shqiponja’

Banorët e ‘5 majit’ sërish në protestë, iu

Në mungesë të një përgjigjeje dhe diskutimi nga ana e autoritetit vendor dhe institucioneve përkatëse të cilave iu janë drejtuar, banorët e ‘5 majit’ kanë vendosur të dalin sërish në protestë.

Thirrjes së tyre iu janë bashkuar edhe banorët e Astirit, të cilët së bashku kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve tek ish-sheshi ‘Shqiponja’.

Kujtojmë se banorët kërkojnë drejtësi për shtëpitë të cilat u shembën me urdhër të bashkisë së Tiranës, në kuadër të një projekti që do të ndërtohet në vendin ku dikur ishin banesat.

Nga ana e bashkisë së Tiranës është deklaruar se banorët kanë nënshkruar kontratat dhe në respekt të kushteve, do t’iu jepen bonus qeraje. Ndërkohë që banorët mohojnë të kenë firmosur një marrëveshje me bashkinë.

Një ditë më parë, përfaqësues të banorëve të ‘5 majit’ u paraqitën në Komisionin e Ligjeve për një seancë dëgjimore me kryebashkiakun Erion Veliaj, por ky i fundit vendosi të mos paraqitet në komision, duke çuar vetëm një shkresë për të argumentuar mungesën e tij.

Të fundit