Flash News

E-TJERA

Banorët e Bërxullës protestojnë kundër projektit Thumanë-Kashar: Do nisim akte esktreme nëse s’ka zgjidhje

Banorët e  Bërxullës protestojnë kundër projektit

Banorët e Bërxullës kanë dalë sësish në protestë dhe kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Vlera e shpronësimit e dhënë për tokat e banesat e tyre, është konsideruar qesharake nga banorët.

Ata paralajmëruan përshkallëzim të protestës dhe qëndresës së tyre, në rast se problemi i tyre nuk merr zgjidhje. 

“Shteti nuk po i jep zgjidhje halleve tona. Vlera e pronës nuk është e përcaktuar vetëm thonë duhet zbatuar vendimi i mëparshëm. Falenderoj mediat që na kanë mbështetur."

"Firma është afruar të negociojë dhe nën shumë presion ka vendosur të bëjë mbikalime dhe nënkalime, sipas terrenit. E vetmja zgjidhje që nuk po arrijmë është vlera e pronës. Tre kërkesat tona ishin vlera e pronës, vlera e banesave dhe nënkalimet e mbikalimet."

"Preken rreth 30 hektarë tokë, ndërkohë që këto banorë më këto toka mbajnë familjet e shkollojnë fëmijët. 165 ditë që flemë me ankth e stres. Do nisim aktet ekstreme, nëse nuk i jepet shpejt zgjidhje këtij problemi. Protestat do të përshkallëzohen nëse nuk gjejmë zgjidhje”, ka deklaruar një nga qytetarët.

Të fundit