Flash News

E-TJERA

Banorët e Bërxullës protestojnë para Hipotekës: Masakër e madhe, institucionet nuk përgjigjen

Banorët e Bërxullës protestojnë para Hipotekës:

Banorët e Bërxullës kanë protestuar ditën e sotme para Hipotekës kundër projektit të ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar. Ata kërkuan informacion për gjendjen e pronave të tyre, ku kërkojnë që të legalizohen sipas ligjit

“Ku është ligji? E ka përcaktuar qartë që të gjithë ndërtimet informale deri në 2006 duhet të legalizohen. Deri në 2022-shin, nuk ka pasur asnjë projekt për këtë zonë. Sot del projekti dhe thotë; nuk certifikohen pronat dhe banesat. S’kemi asnjë lloj përgjigje, asnjë informacion dhe nuk kemi asnjë projekt të rrugës."

"Nuk i jepet asnjë zgjidhje atij ngërçi. Kjo rrugë në këtë njësi është e vështirë që të zhvillohet, pasi nuk i jepet akses banorëve për rrugë dytësore, as për mbikalime apo nënkalime, apo se si linjat e interkonjeksionit janë për t’u lëvizur. Institucionet nuk janë në gjendje të japin përgjigje, dhe këtu po bëhet masakër e madhe."

"Na jepni një sqarim mbi këto paligjshmëri. Projekti është bërë në Itali me google, pa i ditur terreni. Edhe minutën s’dua ta pres më. Ata nuk kanë vullnet për të zgjidhur hallet tona. Është projekt out. E shkatërron gjithë zonën. Duke nisur që nga Rinasi shkatërrohet gjithçka.”, tha një prej banorëve.

Të fundit