Flash News

E-TJERA

Banorët e Bërxullës sërish në protestë kundër Ballukut, kërcënojnë me vetësakrifikim

Banorët e Bërxullës sërish në protestë kundër

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë kundër ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Banorët protestojnë për pronat e tyre të cilat preken nga projekti i firmës Gener2 që do të zbatojë projektin Thumanë-Kashar.

Banorët kanë përshkallëzuar protestën duke paralajmëruar dhe kërcënëuar se do të vetësakrifikohen. Ata kërkojnë një takim me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës.

Disa prej protestuesve kanë hipur në shtyllat e tensionit elektrik dhe kërcënojnë me vetë sakrifikim.

“Ju lutem hajdeni të negociojmë, heshtja dhe neglizhenca e këtij shteti”, tha njëri prej banorëve. “Ku do të shkojë ajo, ku është ministria, ku është qeveria, ne s’do ta lejojmë, ta harrojmë.”

Nga ana tjetër, nuk ka asnjë reagim nga institucionet.

Të fundit