Flash News

E-TJERA

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: S’kemi asnjë përgjigje për dëmshpërblimin

Banorët e Bërxullës sërish në protestë:

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë këtë të diel sa i përket projektit Thumanë-Kashar. Banorët kërkojnë prej muajsh të dëmshpërblehen me vlerën e tregut dhe jo sa ka premtuar qeveria, pasi e konsiderojnë çmim qesharak.

Kryeplaku i Bërxullës Muharrem Koni deklaroi se institucionet po i bëjnë bisht drejtësisë dhe se nuk e dinë se çfarë është ky projekt për rrugën.

“Unë ia kam dërguar në datën 19 bashkisë këtë projekt,dhe ende sot nuk kam marrë asnjë përgjigje. Puna për këtë projekt vazhdon. Ai është devijuar dhe është vështirësuar nga ana teknike, kjo për shkak të planit dhe mënyrës se si po ndërtohet.  Për mendimin tim ky projekt  duhet të ketë disa mbikalime, por edhe rrugë dytësore, për të cilat ne nuk kemi informacion. Për shkak se ajo do jetë një rrugë më pagesë, projekti duhet të përfshijë edhe rrugë dytësore, alternative pë rata që nuk duan të hynë në autostradë dhe të paguajnë. Lidhur me dëmshpërblimin akoma nuk kemi asnjë lloj përgjigje. Këta i ka bërë firma ‘Gener 2’. Me kalimin e  kohës një pjesë e banorëve edhe mund të kenë bërë kompromise, por zyrtarisht nuk kemi marrë asnjë përgjigje lidhur me banesën, pronën si edhe specifikat e projektit. Ne jemi edhe  zona që preket më shumë nga ky projekt, pasi fshati dhe pronat tona ndahen në dy pjesë”, ka thënë Koni.

Të fundit