Flash News

E-TJERA

Banorët e Fierzës në protestë, kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës së bitumit

Banorët e Fierzës në protestë, kundërshtojnë

Banorët e Fierzës në Tropojë kanë protestuar sot kundër shfrytëzimeve pa kriter të materialeve inerte në anës rrugës dhe ndërtimit të fabrikës së bitumit.

Fabrika e bitumit pritet të ndërtohet pranë ujësjellësit të kësaj njësie, vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.

 Sipas banorëve këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambientit e shkatërrim të habitatit natyrore të maleve.

Banorët janë ngritur disa herë në protestë, por puna në njërën nga guroret nuk është ndërprerë.

Qytetarët thonë se ata nuk kanë asnjë dokumentacion ligjor për të ushtruar këtë aktivitet. Banorët ngrenë edhe shqetësimin e fëmijëve që shkojnë në shkollë nga kjo rrugë, ndiejnë rrezikun nga makineritë e rënda që transportojnë materialet inerte.

 

 

Të fundit