Flash News

E-TJERA

Banorët e fshatit Lumas padisin në SPAK kryebashkiaken e Dimalit dhe administratorin e “Salillarit”, akuzat

Banorët e fshatit Lumas padisin në SPAK kryebashkiaken e Dimalit dhe

Banorët e fshatit Lumas kanë depozituar kallëzim penal në SPAK për kryebashkiaken e Dimalit Juliana Memaj dhe administratorin e shoqërisë “Salillari”.

Mbi këta rënojnë një sërë akuzash. Në kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Posaçme, 123 banorë të këtij fshati e akuzojnë kryebashkiaken për “Shpërdorim detyre”.

Ndërsa administratorin e kompanisë "Salillari" për një sërë veprash penale si, “Shpërdorimi i tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Sipas banorëve, “Salillari” ka shkatërruar kurorën e pishave mbi guroren e Gurit të Bardhë në bashkinë Dimal. Duke e cilësuar një masakër mjedisore, ata e akuzojnë këtë firmë se ka djegur rreth 30 ha pyje për përfitime vetjake.

Nisur nga kjo ata akuzojnë edhe kryebashkiaken Memaj. Në kallëzimin penal të banorëve thuhet se "Salillari" ka shfrytëzuar shtratin e lumit Osum për të ndërtuar një impiant punimi për shfrytëzimin e inerteve dhe zhavorrit.

“Ne nuk mund të mbyllim sytë para masakrave të tilla mjedisore të cilat na dëmtojnë të gjithëve prandaj kërkojmë të fillojë menjëherë ndjekja penale për personat përgjegjës, të cilët nuk respektojnë as vendimet e institucioneve shtetërore dhe nuk pyesin as për dëmet natyrore që i shkaktojnë këtij vendi si dhe për punonjësit e institucioneve përkatëse të cilët kanë për detyrë t’i monitorojnë dhe të marrin masa ndaj tyre", thuhet më tej në kallëzimin penal.

Kujtojmë që banorët e fshatit Lumas, kanë protestuar prej disa muajsh kundër ndërtimit të ujësjellësit në lumin e Sinecit. Në protestat e tyre nuk kanë munguar as përplasjet me policinë. Ata kanë hyrë dhe në grevë urie, pasi e konisderojnë ujin e lumit jetik për jetesën dhe aktivitetin e tyre.

Të fundit