Flash News

E-TJERA

Banorët e Paskuqanit në protestë, bllokojnë rrugën: Projekti për zgjerimin e “Unazës së Madhe” u ndryshua pas zgjedhjeve

Banorët e Paskuqanit në protestë, bllokojnë rrugën:

Banorët e Paskuqanit kanë dalë sot në protest për të kundërshtuar projektin për zgjerimin e “Unazës së Madhe”. Ata kanë thënë për mediat se projekti ka ndryshuar pas zgjedhjeve.

Gjithashtu shtuan se sipërfaqja për të ndërtuar ekziston edhe pa shembur shtëpitë. Ata thanë se i janë drejtuar intitucioneve, por nuk kanë marrë përgjigje.

Gjithashtu kërkuan që kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli të ishte në protestë bashkë me ta. Ata bllokuan rrugën, por forcat e policisë ndërhynë menjëherë.

“Është devijuar dhe nuk e kuptojmë. Banesa ime preket nga projekti. I bëj thirrje institucioneve që të na ndihmojnë, ta vënë dorën në zemër si për familjen e vet. Edhe të mos prishin tokën.

I jemi drejtuar me kërkesë edhe kryetarit të bashkisë Kamzë dhe ai thotë nuk më kanë pyetur mua për këtë projekt. Përderisa i kemi dhënë votën, ai duhet të jetë në këtë protestë.

Ky projekt u ndryshua pas votimeve për interesa të të tjerëve dhe dëmtojnë fukarain. Sipërfaqja është të ndërtohen tre autostrada, ata kërkojnë të ndërtojnë ku janë shtëpitë”, tha një prej banorëve.

Të fundit