Flash News

E-TJERA

Barça “peshkon” në Mynih, katalanasit kërkojnë nga Nagelsmann bomberin polak

Barça “peshkon” në Mynih, katalanasit kërkojnë

Barcelona është ende në kërkim të një sulmuesi me profil të lartë. Merkato e verës mesa duket do të jetë goxha premtuese për katalanasit, teksa po ‘peshkojnë’ në klubin bavarez të Nagelsmannit.

Mediet spanjolle shkruajnë se bomberi polak i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, është shumë afër nënshkrimit me skuadrën katalanase. Lewandowski do të bëhet agjent i lirë në vitin 2023, pa asnjë shenjë se ai do të nënshkruajë një kontratë të re në Bavari pas tetë vitesh në klub.

33-vjeçari ka shënuar 339 gola në 367 paraqitje në të gjitha garat për Bayernin, duke u bërë një nga sulmuesit më të frikshëm në Evropë. Shifra e tij vitin e kaluar theu rekordin 49-vjeçar të Gerd Muller-it për më shumë gola në një sezon të Bundesligës dhe 31-të e tij këtë sezon tregojnë se ai nuk po ngadalësohet.

Çështjet kontraktuale të Lewandowskit mund ta shohin shefin e Barçës, Xavi Hernandez, të hidhet në mundësinë për ta blerë atë, megjithëse Bayern e vlerëson sulmuesin në 65 milionë euro, diçka që mund të jetë shumë për Barçën duke pasur parasysh vështirësitë e saj financiare.

Të fundit