Flash News

E-TJERA

Bashkëpunëtor në vrasjen e Behar Sofisë/ Burg për Bujar Lazen, mohon akuzat

Bashkëpunëtor në vrasjen e Behar Sofisë/ Burg për Bujar

Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për bashkëpunëtorin e autorit të ekzekutimit të Bujar Sofisë, në 25 shkurt të këtij viti në Tiranë.

Sot në seancën gjyqësore, Bujar Lazes i është komunikuar masa e sigurisë, por Laze e ka mohuar akuzën. Prokuroria deklaroi se Laze kishte vjedhur biçikletën dhe kishte siguruar armën e vrasjes, me të cilën kreu ekzekutimin Ernejt Shyti.

Mbi Bujar Lazen rëndon veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Të fundit