Flash News

E-TJERA

Bashkia e Durrësit tender për rindërtimin në prag zgjedhjesh

Bashkia e Durrësit tender për rindërtimin në prag zgjedhjesh

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta shpalli datën e zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë Durrës, këshilli bashkiak i Durrësit mori vendim që 25 familje të përftojnë nga rindërtimi.

Pak ditë më pas, më 28 janar këshilli bashkiak është mbledhur përsëri për të vendosur që rreth 500 familje të tjera të përfitojnë nga fondet e rindërtimit.

Vendimi nuk është bërë publik dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht, por Euronews Albania e ka konfirmuar nga burime brenda këshillit bashkiak.

Sipas shkallës së dëmtimit, familjet durrsake të përzgjedhura do të përfitojnë deri në 500 mijë lekë të reja për të bërë punimet ndryshme në banesat e tyre.

Në këtë prag zgjedhjesh në Durrës, bashkia ka rifilluar gjithashtu edhe projekte të reja rindërtimi.

Bashkia e Durrësit tender për rindërtimin në prag zgjedhjesh

10 ditë më parë bashkia Durrës shpalli disa tenderë për rindërtimin e dhjetëra banesave në territorin e saj. Me paratë publike do të rindërtohen dhe përforcohen shtëpi dhe pallate, kryesisht në zonat rurale të Durrësit.

Fituesit e tenderëve pritet të shpallen më datën 7 shkurt, gati një muaj para votimit në Bashkinë e Durrësit.

Pagesat e shumta për familjet e qarkut të Durrësit dhe tenderët e shumtë për rindërtimin, të ngjeshura në pak javë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, u kritikuan nga OSBE dhe partitë si përpjekje e paligjshme për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Duket sikur historia po përsëritet. Euronews Albania

Të fundit