Flash News

E-TJERA

Bashkia e Kavajës hap tender në prag të zgjedhjeve, dyshimet e forta për abuzim

Bashkia e Kavajës hap tender në prag të zgjedhjeve, dyshimet e

Kryebashkiaku i Kavajës Redjan Krali ka hapur një tender në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Një ditë më parë, Bashkia çeli tenderin për rikonstruksionin e një Kopshti e Çerdhe në Golem. Sipas buletinit numër 36 të Prokurimeve Publike të siguruar nga Panorama TV, fondi limit i vendosur në dispozicion për këtë rikonstruksion është mbi 2 miliardë lek.

Sipas detajeve specifike bëhet fjalë për rikonstruksion dhe jo ndërtim, çka ngre dyshime për abuzim sepse ajo që tërheq vëmendjen është vlera e lartë e fondit limit për rikonstruksionin.

Bashkia e Kavajës hap tender në prag të zgjedhjeve, dyshimet e

Pas tërmetit të 2019, Bashkimi Evropian ndihmoi Shqipërinë  duke rindërtuar disa shkolla. Sipas raporteve te delegacionit te BE ne Shqipëri kostoja për ndërtimin e një shkolle me standardet e BE shkonte 700 deri në 800 mijë euro. Ndërkohë Bashkia e Kavajës duket se ka standarde edhe më të larta se Bashkimi Europian, pasi rikonstruksionin e një kopshti e çerdhe e bën me 2 milionë euro.

 

Të fundit