Flash News

E-TJERA

Bashkia e Tiranës rimerr zyrat e FRD, Sali Shehu nuk bën rezistencë

Bashkia e Tiranës rimerr zyrat e FRD, Sali Shehu nuk bën
Foto ilustruese

Bashkia e Tiranës ka rimarrë zyrat e Frymës së Re Demokratike dhe nuk është raportuar asnjë incident apo rezistencë.

Sendet në pronësi të kësaj partie dhe kryetarit të saj, Sali Shehut janë hequr nga punonjësit e bashkisë. FRD-ja, e cila ishtë pjesë e koalicionit PD-AN në këto zgjedhje, nuk arriti të sigurojë asnjë mandat deputeti.

Kujtojmë se kërkesa e Bashkisë Tiranë për lirimin e zyrave solli përplasje një muaj më parë. Presidenti Ilir Meta shkoi për të mbështetur Sali Shehun, pasi policët bashkiakë zbarkuan në mjediset e ndërtesës për ta liruar atë.

Meta u konfrontua me efektivët e bashkisë, duke e cilësuar kërkesën për lirimin e zyrave, antiligjore. Bashkia e Tiranës i kishte lënë afat javën e parë të qershorit per lirimin e zyrave dhe mesa duket Shehu i është përgjigjur kërkesës.

Të fundit